Skip to content

E rëndë në Klos, 61 vjeçari gjendet pa jetë në minierë

Në një subjekt minerar, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, fshati Cerujë, Klos, ka ndërruar jetë shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se më datë 03.10.2025, rreth orës 11:30, shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në galerinë nr. 5 të një subjekti minerar, ku është konstatuar nga punëtorët e tjerë pa ndjenja dhe më pas ka humbur jetën.

Related article  A u arrestua Dj Gimbo në Kosovë pas daljes nga BBVA? Del lajmi që po bën bujë në rrjet

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me aksident gjatë punës, dhe paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Related article  Drama në Turqi: Trajneri dërgohet me urgjencë në spital, anulohet ndeshja kualifikuese!

Trupi i 61-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.

Related article  LAJM I FUNDIT – KAS vendos hapjen e kutive! A do të ndryshojë rezultati i zgjedhjeve?
Published inLajme