Skip to content

Mesazhi i fshehte! Kë k*rcënoi sot Edi Rama me b*rgje dhe sekuestro politike? Dalin detajet e renda

Pas spastrimit në administratë, Rama kalon në fazën e dytë të fushatës së frikës; kërcënon bizneset e lidhura me Veliajn, për të mbjellë terror e për të kontrolluar zgjedhjet në Tiranë…

Edi Rama ka nisur që në korrik të flasë për prishje ndërtimesh, për mbyllje biznesesh dhe më në fund për burgje e sekuestro. Një ligjërim që nuk ka sens në logjikën normale, sepse ligjet ekzistojnë dhe kryeministri ka në dorë të gjitha mjetet për t’i zbatuar. Ai komandon policinë, IKMT-në, tatimet, doganat, ushtrinë, pra i ka të gjitha instrumentet që të veprojë në heshtje, pa bërë zhurmë.

Mirëpo, në konferencën e fundit për shtyp, Edi Rama foli si prokuror e gjykatës në të njëjtën kohë, duke paralajmëruar se do të prishë pallate, do të sekuestrojë apartamente dhe do të konfiskojë pasuri.

Related article  I FUNDIT, Vdes minatori ne minieren e kandidatit te Rames, policia arreston vetem tekniket (EMRAT+FOTO))

Ky përrua verbal është një shfaqje e qartë e tensionit politik dhe psikik që ka përfshirë kryeministrin, i cili duket se kërkon të shpikë “grupe armiqësore” të reja për të justifikuar goditjet e brendshme në pushtetin e tij.

Në të vërtetë, ky është vetëm kapitulli i dytë i spastrimit të nisur pas arrestimit të Erion Veliajt. Pas largimeve masive në administratë të atyre që konsiderohen njerëz të afërt me ish-kryebashkiakun, Rama po e shtrin fshesën drejt sipërmarrësve që kanë pasur kontrata apo lidhje me Bashkinë e Tiranës. Ai ka kërcënuar hapur ndërtues, kontraktorë dhe pronarë biznesesh, duke i paralajmëruar se do të ndiqen këmba- këmbës nga tatimet, inspektoratet dhe SPAK-u. Është një akt i paprecedentë i një kryeministri që shkel Kushtetutën dhe çdo parim të ndarjes së pushteteve, duke përdorur qeverinë si instrument presioni për interesa politike.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Rama nuk ndalet! Merr tjetër vendim ekstrem

Qëllimi është i qartë: të ngjallë frikë, të polarizojë shoqërinë dhe të kontrollojë zgjedhjet e ardhshme në Tiranë përmes terrorit administrativ. Ai e di se sondazhet reale janë alarmante, më pak se 35 për qind e qytetarëve shprehen të gatshëm të votojnë për Ogerta Manastirliun, ndaj ka zgjedhur të hyjë në fushatë jo me program, por me kërcënim.

Related article  Rrëzohet avioni, por këtë herë ndodh mrekullia e madhe! (Video)

Pas deklaratave të tij publike, strukturat nën varësinë e qeverisë kanë nisur të dërgojnë letra e paralajmërime bizneseve që konsiderohen afër Erion Veliajt. Një klimë frike që tashmë është konstatuar edhe nga trupat diplomatike në Tiranë, të cilat i kanë përcjellë qeverisë shqetësimet për tensionin që po krijohet.

Edi Rama po hyn në këtë garë zgjedhore si një njeri në panik, i lodhur nga pushteti dhe i trembur nga humbja. Por shqiptarët nuk kanë pse të frikësohen nga burgjet që ai përmend çdo ditë. Sepse burgjet janë aty, dhe mund ta presin edhe atë që i përdor si kërcënim ndaj të tjerëve.

Published inLajme