Skip to content

Kandidati për bashkinë Vlorë, kush janë 5 emrat e propozuar nga PD

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka nisur konsultimet intensive për të përzgjedhur kandidatin e saj në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie. Nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, kryesia e degës është mbledhur për të diskutuar emrat e mundshëm.

Konsultimet po vijojnë me të gjitha forumet e partisë, si dhe me mbledhje në rajone të ndryshme të qytetit dhe qarkut. Ky proces diskutimi do të vazhdojë në ditët në vijim, me qëllim finalizimin e kandidatit më të përshtatshëm për të përfaqësuar demokratët në Vlorë.

Related article  “O profesor, po lërë mo zyshën se e mbyte”- Rama batuta: Aman ore, si dy zogj! Gjithë kohës…

Kandidatët potencialë dhe gara e brendshme

Aktualisht, pesë emra janë propozuar si kandidatë potencialë për garën e Vlorës: Eralba Kreshpa, Alta Azizi Haluci, Atird Hoxha, Genti Hamzaraj dhe Rezembrik Serjani. Këta emra do t’i propozohen më pas kryesisë qendrore të PD-së, e cila do të bëjë zgjedhjen finale.

Related article  Ankohet familjari : Një çift parkon makinën para shtëpisë time dhe kryejnë marrëdhënie pa pikë turpi! (Video)

Sipas raportimeve, në avantazh për të marrë kandidaturën është Atird Hoxha, i cili ishte pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, por humbi mandatin pas numërimit të votave të diasporës.

Related article  E dini sa herë në vit bëjnë seks shqiptarët?
Published inShowbizz