Skip to content

Sherr në një lokal në Vlorë, dhunohet një vajzë, çahet në fytyrë, i plagosur dhe një djalë

Një përleshje e dhunshme është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në ambientet e një lokali në Vlorë.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Më konkretisht, burime bëjnë me dije se një vajzë është çarë me gotë në fytyre dhe një djalë ka marrë plagë në kokë, ku ka disa të çara.

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Related article  Ta kesh të qartë që sot/ Brikena ia thotë troç Mateos: Nëse dal nga shtëpia, ja çfarë do ndodhë mes nesh

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe po heton për shkakun e konfliktit dhe personat e përshirë në sherrin e dhunshëm.

Published inLajme