Skip to content

Ngjarje e rende ne vend, nje person gjendet i vrare me arme zjarri, e bija kishte…(emri+detajet)

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Pllanë të Lezhës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në rrethana të dyshimta. Viktima është identifikuar si Gjergj Tusha banues në Pllanë, i cili rezultonte i zhdukur që prej orëve të mesditës.

Related article  Egli e pyet eshtë në lidhje apo jo? Gjesti i jep lajmin e hidhur per…

Sipas Policisë, rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar vajza e viktimës, shtetasja A. Gj., e cila ka raportuar humbjen e kontakteve me të atin.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë nisur kërkimet intensive në zonë. Rreth orës 17:30, trupi i pajetë i 65-vjeçarit u gjet në breg të lumit Mat, në afërsi të zonës ku ai banonte.

Related article  Humb jeten duke shuar flaket ne parkun e Lures, historia tragjike e 43-vjecarit qe la tre femije jetime

Nga këqyrja paraprake, mësohet se trupi i viktimës kishte shenja dhune, përfshirë një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Viktima rezulton i pajisur me tre urdhër mbrojtjeje nga i biri. Viktima kishte tre urdhër-mbrojtjeje nga i biri në tre vite të ndryshme:
-2020 urdhër mbrojtje për dhune psikologjike nga i biri.
-2022 urdhër mbrojtje për dhune fizike dhe psikologjike.
-2023 arrestohet djali për dhune.

Related article  Herioni hyn fshehtasi në dhomën e Parashqevisë, e pabesueshme çfarë ka bërë. Shumë shpejt pritet denoncimi në polici
Published inShowbizz