Skip to content

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën për shkak të Qeverisë Kurti – Detajet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Këtë njoftim e bëri të premten Ambasada amerikane në Prishtinë, duke theksuar se shkak janë bërë veprimet e Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Related article  Trѻndit eksperti! Pas Iranit, Izraeli do të gѻdasë ... Ja loja sekrete që luhet

Shqetësimet e SHBA-së

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ambasada amerikane shpjegoi se veprimet e Qeverisë Kurti kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”, duke e bërë të vështirë për SHBA-në të punojë në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

Dialogu strategjik, që pritej të finalizohej këtë vit, synonte të forconte lidhjet ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve. Por, sipas ambasadës, “veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”.

Related article  Plas arma ne Tirane, plagoset djali i deputetit te PD, ja si ndodhi ngjarja ne lagjen e VIP-ave

SHBA-ja shprehu shpresën që këto përpjekje të vazhdojnë në të ardhmen, “kur kushtet të jenë të përshtatshme”. Ambasada përsëriti angazhimin e saj për të ndihmuar Kosovën drejt paqes dhe stabilitetit, por theksoi se kjo kërkon një klimë bashkëpunuese nga të dyja palët.

Related article  Merr fund dilema/ I afërmi i Kolë Manajt tregon arsyen e vërtetë të ngjares së rëndë në Shkodër
Published inLajme