Gazetari Ardit Rada ka ngritur një tezë të diskutueshme politike, duke sugjeruar se Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës, mund të bitohet si president i ardhshëm i Shqipërisë. Sipas Radës, ky plan synon të rrisë përfaqësimin e Kosovës nga Shqipëria, veçanërisht në dritën e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Hagës kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Rada shprehet se kryeministri Edi Rama mund të planifikojë zgjedhje të parakohshme presidenciale për ta ndihmuar Thaçin të lirohet nga akuzat dhe për të vënë presion mbi sistemin gjyqësor.
“Nuk përjashtohet mundësia që Rama ta shkarkojë me marrëveshje presidentin Begaj para përfundimit të mandatit dhe të zgjidhet Hashim Thaçi si president i Shqipërisë,” tha Rada. Ai argumenton se Thaçi i plotëson të gjitha kushtet ligjore, ka pasaportë shqiptare dhe është një mik i ngushtë i kryeministrit Rama.
