Skip to content

Kuvendi nis punën me tensione, Berisha denoncon “narkoparlamentin”

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione të forta, duke sinjalizuar një qëndrim të ashpër të opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike shpalosën që në fillim pankarta me akuza ndaj eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste.

 

Berisha: “Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit”

 

Related article  Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji

Pas ngritjes së komisionit për verifikimin e mandateve, kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi fjalën për procedurë. Fjalimi i tij u ndërpre, ç’ka shkaktoi një debat të ashpër.

“Kryesuesi i seancës nuk lexoi emrat e Bajrit, Pëllumb Gjokës. Nuk i lexoi emrat e deputetëve të vërtetë të partisë së krimit, por vetëm presto nomet,” tha Berisha.

Në momentin kur deputetë opozitarë u mblodhën rreth foltores, drejtuesi i seancës, Vasil Llajo, kërkoi respektimin e rregullores. Megjithatë, Taulant Balla urdhëroi ndërprerjen e fjalës së Berishës, duke e lënë fjalimin e tij të papërfunduar.

Related article  Alarm! Ky virus po prek gjithçka nga zogjtë te lopët… dhe tani po afrohet te njerëzit!

 

Akuzat ndaj Ramës dhe kryesuesit të seancës

 

Pas seancës, Berisha mbajti një deklaratë për mediat ku e quajti ngjarjen “skandal” dhe e akuzoi Ramën se po “shkelmon rregulloren e Kuvendit”.

“Ky është një narkoparlament,” tha Berisha. “Ka një rregullore. Asnjë komision nuk ndryshohet pa ndryshuar rregulloren.”

Related article  Cfare po e tremb Edi Ramën? Kerkese sekrete për makinë të blinduar 600 mln Lekë! Zbulohet ‘Miku’ qe po ia ben gati

Ai kritikoi gjithashtu Vasil Llajon, duke e quajtur atë një mjek “pa eksperiencë parlamentare” dhe që po mashtrohet. “Ai asgjësoi edhe rregulloren e parlamentit,” shtoi Berisha.

Në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave të huaja dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.

Published inLajme