Skip to content

Parashikimi i motit për ditën e premte

Dita e Premte  në Shqipëri do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të nisë me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të përqendrohen kryesisht në veri gjatë orëve të mbrëmjes.

Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe do të shtrihen gradualisht në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Gjatë mesditës dhe pasdites, shiu do të mbulojë pjesën më të madhe të vendit. Në veriperëndim, perëndim dhe qendër, reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, duke u shoqëruar hera-herës me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Related article  Nuk ia pëlqeu Gjesti! Egli bën marrëzinë nis të presë nishanin në këmbë! Ndodh e keqja

Në orët e mbrëmjes, reshjet do të ndërpriten në shumicën e vendit, duke mbetur të pranishme vetëm në veri me intensitet të ulët.

Related article  Miqësi strategjike/ SPAK kontrollon shtëpinë e Gaz Pajes, banesa rezulton në pronësi të Erion Veliajt

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31°C, ndërsa ato minimale do të zbresin në 16°C.

Era do të fryjë nga jugu me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe gjatë shtrëngatave, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 20 m/s. Valëzimi në det do të jetë i lartë, i shkallës 4-5 ballë.

Related article  LAJM I FUNDIT – SPAK merr vendimin e fundit për Ilir Metën, shpȅrth℮n avokati!
Published inLajme