Skip to content

Kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka komentuar situatën politike pas propozimit të Ogerta Manastirliut si kandidate për Bashkinë e Tiranës nga kryeministri Edi Rama. Berisha theksoi se Partia Demokratike ka “personalitete të shquara” që mund t’i paraqesë si kandidatë përballë mazhorancës.

Related article  'Djali im ka dalë te…' Vrasja e 34-vjeçarit pak metra larg banesës, zbardhen SMS tronditese që babai i autorit i dërgoi policisë

Alimehmeti, një figurë e vlerësuar

I pyetur nëse Ilir Alimehmeti mund të jetë një nga kandidatët, Berisha tha se nuk mund të flasë në mënyrë individuale, pasi vendimi do të merret në forumet e partisë. Megjithatë, ai e vlerësoi lart Alimehmetin, duke e cilësuar si një “figurë të shquar” dhe “të denjë për t’u promovuar në shumë funksione”.

Related article  Monika Kryemadhi nis hakmarrjen ndaj njeriut qe e ndau nga Ilir Meta: Do shikoni se...

Kritikë ndaj kabinetit të ri qeveritar

Berisha e quajti kabinetin e ri të Ramës një “palo kabinet” dhe “më të dobëtin në historinë e vendit”. Sipas tij, lëvizja për zgjedhje të reja në Tiranë është një taktikë e Ramës për të larguar vëmendjen nga debatet dhe kritikat ndaj emrave të rinj në qeveri. Berisha pretendon se Rama po përdor këtë situatë për të shmangur diskutimet për kabinetin e tij të sapoformuar.

Related article  FOTO/ Kiara shtatzënë për herë të dytë?! Luizi zbulon detajet!
Published inLajme