Skip to content

Masakra e Shkodrës – Gjykata jep vendimin për ekzekutorin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçarin Ragip Gila, i dyshuar si autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, e ndodhur në një lokal në qendër të qytetit.

Dëshmia e Gilës dhe gjetjet e policisë

Gjatë seancës gjyqësore, Gila refuzoi të flasë, por në dëshminë e dhënë pas arrestimit ai ka deklaruar se shënjestra e tij ishte 44-vjeçari Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur. Gila u arrestua rreth një orë pas krimit nga forcat “Shqiponja”. Gjatë ndalimit, atij iu sekuestruan dy armë zjarri (një automatik dhe një pistoletë), një jelek antiplumb, një skafandër, një maskë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.

Related article  U mori jeten 8 kusherinjve pa pike meshire, Ritvan Zykajt i ndodh e paimagjinueshmja

Policia sekuestroi gjithashtu automjetin e vjedhur me të cilin autori u largua, si dhe një motor pa targa e pa numër shasie, i braktisur në vendin e krimit.

Related article  “Nëse historia e Parashqevi Simakut hapet, do të tronditet shoqëria shqiptare!”

Bashkëpunëtorët e dyshuar

Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të moshave 39 dhe 17 vjeç, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të Gilës. Ata akuzohen për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Related article  “Dash Sula rikthehet sot në listën e PD në Elbasan?”- Ja si përgjigjet zyrtari i lartë demokrat

Mësohet se Ragip Gila kishte dalë nga burgu vetëm gjashtë muaj më parë, pasi kishte vuajtur dy vite dënim për posedim armësh dhe lëndësh shpërthyese.

Published inLajme