Skip to content

Pas sulmit në Doha, Katari dhe partnerët arabë përgatiten për një përgjigje kolektive ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ka deklaruar se vendi i tij, në bashkëpunim me partnerët arabë, po përgatiten për një përgjigje kolektive ndaj sulmit ajror të Izraelit në Doha. Në një intervistë për CNN, ai theksoi se kjo përgjigje është në fazën e konsultimeve.

Related article  Horoskopi, e mërkurë, 9 Prill 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Samit arabo-islam dhe akuza ndaj Netanyahut

Al-Thani bëri të ditur se Doha do të jetë mikpritëse e një samiti arabo-islam në ditët në vijim, ku pritet të vendosen masa konkrete kundër Izraelit. Ai e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar si “terror shtetëror” dhe duke shprehur zemërimin e thellë të Katarit.

Related article  Zbulohen 5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para se te hidhen ne lume me femije

Kryeministri akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për pengimin e negociatave për armëpushim dhe dështimin e përpjekjeve për lirimin e pengjeve. “Netanyahu thjesht vrau çdo shpresë për ata pengje,” u shpreh ai, duke kërkuar që lideri izraelit të vihet para drejtësisë për shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Related article  Vendimi i qeverisë: Njihuni me kategoritë që përfitojnë nga kreditë me interes zero

Al-Thani konfirmoi se, si pasojë e sulmit, Katari po rivlerëson rolin e tij si ndërmjetës në bisedimet e ardhshme për armëpushim në Gaza.

Published inLajme