Skip to content

Detaje të reja nga atentati i Shkodrës: Miqësia e Erogen Vasos me artistët dhe vizita e Luizit në spital

Pas atentatit të rëndë në Shkodër, ku u plagos Erogen Vaso (i njohur si Erogen Brajoviç), janë zbuluar detaje që tregojnë lidhje të tij me personazhe të njohur të botës së showbizzit. Përtej imazhit si anëtar i grupit të Bajrave, ai duket se ka pasur miqësi të ngushta me figura publike, siç është këngëtari Luiz Ejlli.

Related article  Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes me Olsi Bylykun? Vjen REAGIMI i familjarëve të banores

Vizita në spital dhe dëshmia e miqësisë

Një foto e qarkulluar në rrjetet sociale tregon Erogen Vasën dhe Luiz Ejllin së bashku, duke sugjeruar një miqësi të vërtetë. Si dëshmi e kësaj, burime për Newsbomb.al raportojnë se Luizi ka vizituar mikun e tij në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku Vaso po merrte trajtim mjekësor. Këngëtari ka pritur aty për disa orë për të marrë informacione mbi gjendjen shëndetësore të Brajoviçit, e cila tashmë është jashtë rrezikut për jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme.

Related article  Hiqet Non Gratae Sali Berishës, udhëton në SHBA javën e ardhshme, do tronditet qeveria, ja kë do takojë

Atentati u krye nga Ragip Gila, 29 vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Sipas dëshmisë së Gilës, sulmi ishte rezultat i një konflikti personal me Erogenin, i cili sipas tij, e kishte kërcënuar më parë.

Related article  Rasti i rrallë në Tiranë, I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Ngjarja rezultoi me dy viktima: Armando Pali, mik i Brajoviçit, dhe truproja i tij, Liridon Kraja. Gjithashtu, u plagos edhe Meri Kaceri, një kamariere 25-vjeçare që punonte në lokal. Policia po vijon hetimet për të zbardhur nëse ky ishte thjesht një hakmarrje personale, apo nëse fshihet një porosi nga ndonjë grup kriminal.

Published inLajme