Skip to content

Aksident fatal, ka humbje jete

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Vlorë, ku një 65-vjeçar humbi jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 në fshatin Poro, ku motori me të cilin udhëtonte viktima doli nga rruga.

Related article  VIDEO, Sulmohet lideri i Partisë e Djathte, i moshuari e godet me grusht në fytyrë

Detajet

Sipas Policisë së Vlorës, shtetasi me iniciale M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, humbi kontrollin e motomjetit dhe si pasojë vdiq në vendin e ngjarjes.

Related article  “Mos më kap me dorë se ta ***” E FUNDIT - Deputetët përplasen me policinë në Theth – ME VIDEO

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në këtë aksident. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Related article  “Deri nga data 15 pritet të kemi..”, Lajda Pora tregon parashikimin e Motit për muajin Mars, ja cfarë surprizash na presin pas datës 8..
Published inLajme