Skip to content

FOTO/ Ky është ZYRTARI që u ezekutua në Shkodër

Një nga viktimat e atentatit të rëndë të ndodhur sot në Shkodër, ku u qëlluan me kallashnikov, është identifikuar si Armando Pali. Ai humbi jetën në vendngjarje, ndërsa ishte ulur në të njëjtën tavolinë me Erogen Vaso (alias Erogen Brajoviç), i cili mbeti i plagosur rëndë.

Related article  Humbi jetën në aksident dy javë pas dasmës, postimi i fundit i Diogo Jotës: Një ditë

Lidhet atentati me politikën apo krimin?

Armando Pali ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak dhe aktualisht punonte në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT). Ndërsa Erogen Vaso është një emër i njohur për policinë si anëtar i grupit të Bajrave dhe i akuzuar për krime të rënda. Vaso është vëllai i Denis Brajoviç, i cili u deportua nga Dubai për t’u përballur me akuzat e SPAK për vrasje.

Related article  'Mendova fundin...', Historia e trishte, pas katër abortesh, lind nje djale, por me pas semuret me tumor

Nuk dihet ende nëse shënjestra e atentatit ishte Armando Pali apo Erogen Vaso, apo të dy bashkë. Ky atentat hedh dritë mbi lidhjet e Erogen Vasos jo vetëm me krimin, por edhe me politikën, pasi ai ka qenë këshilltar bashkiak i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në vitin 2007, ai është akuzuar edhe për veprën penale të “gjobëvënies”.

Related article  Aksidenti i rëndë/ Dy vajza 20 dhe 23 ndërruan jetë. Ja si është gjendja e vajzës së 3-ë
Published inLajme