Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka publikuar parashikimet e motit për muajin shtator, duke njoftuar se temperaturat do të mbeten mbi mesataren, por do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme
Parashikimi ditor dhe javor
Ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, njoftoi se dita e sotme dhe ditët në vazhdim do të dominohen nga moti i kthjellët, me alternime të vranësirave. Ajo theksoi se nesër, reshjet e shiut do të jenë në formë stuhish lokale.
Gjithashtu, sipas Gjonit, java që vjen pritet të jetë java më e nxehtë e muajit shtator, me temperatura të larta që arrijnë deri në 35 gradë Celsius. Moti i nxehtë do të vazhdojë deri të enjten dhe të premten, ditë kur pritet të ketë reshje shiu, duke sjellë një moment të shkurtër freskimi.
Vjeshta me temperatura të larta
Në fund, ekspertja theksoi se kjo vjeshtë do të ketë temperatura të larta gjatë gjithë muajit shtator, duke e bërë një muaj më të ngrohtë se zakonisht.