Skip to content

Tronditet Gjermania – Nxënësi shqiptar godet mësuesin me thikë, policia e ekzekuton!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Essenit në Gjermani. Një nxënës 18-vjeçar nga Kosova ka sulmuar me thikë mësuesen e tij brenda ambienteve të një shkolle, duke e lënë të plagosur rëndë. Menjëherë pas sulmit, ai u ndoq nga policia dhe u qëllua për vdekje gjatë tentativës për arratisje.

Dinamika e sulmit dhe reagimi i policisë

Sulmi ndodhi në parkun arsimor të një kolegji profesional në lagjen Nordviertel të Essenit. Sipas raportimeve të medias gjermane “Bild”, mësuesja, e cila dyshohet se është gjithashtu kosovare, mori plagë të rënda në stomak. Fatmirësisht, sipas mjekëve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e duhur në spital.

Related article  Mesazhi për Rozanën, Olta Gixhari nxjerr keq produksionin

Pas sulmit, 18-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Disa orë më vonë, policia mori një njoftim për një person të dyshimtë, i cili përputhej me përshkrimin e autorit, rreth tre kilometra larg shkollës. Kur forcat speciale u përpoqën ta kontrollonin, ai dyshohet se u hodh drejt tyre me thikë. Si pasojë, oficerët e qëlluan, duke e lënë të vdekur.

Related article  Rrjeti ‘zien’ pas postimit të Olsi Bylykut me Egli Takon

Hetimet dhe reagimet

Policia ka rrethuar zonën me oficerë të armatosur rëndë dhe një helikopter, ndërsa kryetari i bashkisë së Essenit, Thomas Kufen, ka mbërritur në vendngjarje për të ndjekur situatën nga afër.

Related article  “Ke rrahur një femër”/ Debat i agravuar që i kthen pas në kohë, çfarë e “krisi” miqësinë mes Gertit dhe Laertit

Autoritetet kanë përjashtuar motivin terrorist, por motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Disa nxënës që ishin dëshmitarë të ngjarjes kanë pësuar shok dhe janë trajtuar nga ekipet mjekësore. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti tragjik.

Published inShowbizz