Skip to content

EMRI – Vritet me armë zjarri i riu në Bulqizë

Një i ri është vrare me armë zjarri në Bulqizë. Policia tha se rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi Vasil Kamberi, 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Related article  Vala e të nxehtit afrikan arrin pikun! Çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Flamur Kamberi 34 vjeç (i afërm me shtetasin Vasil Kamberi), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Related article  Pasi u nda nga Jashari, Hatixhja publikon të dashurin e ri, shfaqet të përqafuar në ashensor – s’po e fsheh më (FOTO)

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Published inLajme