Skip to content

Qeveria e re, Edi Rama merr vendimin e rëndësishëm

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet më 11 shtator në orën 09:30, ku kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë emrat e ministrave të rinj të qeverisë “Rama 4”.

Lajmi është konfirmuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili ka bërë publik edhe rendin e ditës.

Agjenda e Asamblesë

Mbledhja e Asamblesë do të mbahet tek kompleksi “Xibraku”. Agjenda përfshin hapjen e mbledhjes, fjalën e kryetarit të PS, Edi Rama, si dhe diskutime të ndryshme.

Kjo mbledhje është vendimtare, pasi pritet të shënojë fillimin e një kapitulli të ri politik për vendin.

Të gjithë sytë janë kthyer drejt kompleksit, në pritje të zbulimit të emrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Published inShowbizz