Të mërkurën, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, me intervale kthjellimesh, sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Shira dhe temperatura
Vranësirat do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht priten edhe shtrëngata afatshkurtra. Pasdite, moti do të përmirësohet, me kthjellime dhe vranësira mesatare, ndonëse në zonat malore në lindje mund të ketë reshje të dobëta shiu.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 30°C, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në 13°C.
Era dhe gjendja e detit
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zona të caktuara, si luginat dhe vijat bregdetare, shpejtësia mund të arrijë deri në 14 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.