Skip to content

Bleona Qereti kundër Evi Kokalarit – Detajet e padisë

Këngëtarja Bleona Qereti ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut kundër aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Padia, e dorëzuar më 14 gusht, kërkon një dëmshpërblim minimal prej 2 milionë dollarësh, si pasojë e një fushate shpifjesh që, sipas Bleonës, i ka shkaktuar dëm të madh reputacional dhe financiar.

Akuzat e rënda dhe pretendimet e padisë

Në padinë e saj, Bleona pretendon se Kokalari, me dashakeqësi, ka shpërndarë publikisht deklarata të rreme në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si “prostitutë”, “call girl”, “striptiste” dhe “artiste kabareje”.

Related article  Gjesti i drejtohet Eglit: “Nëse lidhemi bashkë, do të

Avokatët e këngëtares theksojnë se deklaratat e Kokalarit, dikur shoqe me Bleonën, janë sajesa të fabrikuara për të dëmtuar karrierën e saj dhe për të avancuar interesat personale të Kokalarit. Sipas padisë, këto pretendime kanë lënë gjurmë të thella mbi reputacionin e Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Deklaratat e pabaza për politikanët shqiptarë

Padia zbulon gjithashtu pretendime të tjera të Kokalarit, të cilat sipas Bleonës, janë krejtësisht të pavërteta. Këto përfshijnë:

  • Kokalari pretendoi se Bleona i kishte thënë se kryeministri Edi Rama dhe moderatorja Alketa Vejsiu “kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë” dhe se Rama “donte të linte gruan për t’u martuar me të”. Avokatët e Bleonës pohojnë se këto deklarata janë tërësisht të rreme.
  • Kokalari pretendoi se Bleona i kishte thënë se një ish-president i Shqipërisë ishte në një lidhje me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
  • Po ashtu, Kokalari tha se Bleona i kishte pranuar se kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës.
Related article  Rasti i rrallë në Tiranë, I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Të gjitha këto pretendime janë hedhur poshtë kategorikisht nga avokatët e Bleonës, të cilët thonë se këngëtarja nuk i ka bërë kurrë këto deklarata dhe nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të tilla.

Related article  Plas sheri në ‘BBV’/ Rozana ndjek nga pas Xumin: Mos më hajde se ke burrë…

Dëmet financiare dhe kërkesat ligjore

Padia kërkon që, përveç dëmshpërblimit prej 2 milionë dollarësh, gjykata të urdhërojë Kokalarin të tërheqë të gjitha deklaratat shpifëse, si dhe të paguajë dëme ndëshkuese dhe shpenzimet gjyqësore. Vendimi i gjykatës pritet të jetë i rëndësishëm, pasi padia tregon se sjellja shpifëse e Kokalarit ka dëmtuar seriozisht karrierën e Bleonës si artiste.

Published inShowbizz