Skip to content

Del Vendimi i Rende i Ministrise se Arsimit nje jave para fillimit te shkolles: Preket cdo prind e femije, askush nuk…

Ky vit i ri akademik do të nisë me masa më strikte për ndalimin e celularëve në shkolla. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të qartë se ky vendim nuk ka për qëllim përjashtimin e teknologjisë, por orientimin e saj drejt përdorimit të duhur.

“Ky vendim nuk është aspak kundër teknologjisë. Përkundrazi, është për të mësuar ta përdorim në mënyrën dhe kohën e duhur. Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, u shpreh Manastirliu.

Related article  Detajet - kush janë dy financieret që i bënë “gropën” në SPAK Metës

Celularët nuk duhet të merren në shkollë. Vetëm nëse prindi argumenton një nevojë të veçantë, pajisja dorëzohet e fikur deri në përfundim të orarit mësimor.

“Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor.

Related article  Qeveria vendos të rinovojë falas shtëpitë e shqiptarëve! Si të përfitoni

Mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli. Për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli”, tha Manastirliu.

Related article  Ish-banorja gati kallëzimin ndaj G Banit, i kërkon të lërë lojën, Ja çfarë rrezikon ai

Në fund të mesazhit të saj, ministrja theksoi se ky është një angazhim i përbashkët i prindërve, mësuesve dhe nxënësve, për një proces mësimor më cilësor.

Ndalimi i celularëve në shkolla ka ekzistuar prej kohësh, por këtë vit pritet që ai të zbatohet më rreptësisht, duke u kthyer në një detyrim të qartë për shkollat e vendit.

Published inShowbizz