Skip to content

‘Shtator pervelues’ – Eksperti i kriminalistikes plas bomben nga SPAK: Fillon ‘vala’ pritet te arrestohet…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh këtë të hënë lidhur me dy zhvillime të rëndëishme, zgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zhvillimet e reja që priten këtë fillim shtatori nga Prokuroria e Posaçme.

I ftuar në një studio televizive, Karamuço tha se tanimë ka nisur faza e fundit e procesit për kreun e ri të BKH-së dhe se kandidati i ri mund të propozohet edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Related article  Rrëfimi prekës i Gjestit, Ledioni: “Hej nub, ta kam dridh unë sot…”

“Di që ka filluar faza e fundit e verifikimit pasuror për kandidatët për BKH. Pasi edhe institucionet do të sjellin verifikimet e tyre. Tani do mblidhen fatura bankare, do sillen prova për gjithçka.

Ndoshta sepse drejtuesi i ri mund të propozohet nga drejtuesi i SPAK. Mund të jetë edhe kjo lojë. Një BKH me drejtues vakant nuk ndikon. Ka grupe të caktuara pranë SPAK për hetime të caktuara. Mund të punohet mjaft mirë edhe me drejtues të komanduar”,-tha Karamuço.

Related article  LAJM I FUNDIT - Merret vendimi! SPAK trondit Belinda Ballukun

Sa i përket punës së SPAK, Karamuço theksoi arritjen nga kjo strukturë dhe vendosjen e standardi shumë të lartë, teksa shtoi se priten zhvillime të reja edhe nga prokuroritë e tjera.

“Sa herë përmendet SPAK, pritet që të ketë arrestime. Po bëhet një punë normale këtë periudhë, pasi ka qenë periudha e gushtit. Do të mblidhen, të analizojnë. I kanë dokumentet. Puna dhe vala e madhe fillon në shtator. Të shohim nëse vala do jetë me arrestime. Ritmi do jetë i njëjtë.

Related article  Parashikimi i motit për ditën e hënë

Nuk e shoh vetëm bardh e zi. Edhe nga prokuroritë do ketë zhvillime të tjera. Është rritur steka dhe standardi. Kanë një volum të jashtëzakonshme dosjesh, por ka edhe dosje me prioritet që do të japin shumë shpejt efekt. SPAK është i unifikuar në procedurat që ndjek”,-tha Karamuço.

Published inShowbizz