Skip to content

Kush jane Demokratët që tradhtuan PD-në dhe u ‘shitën’ te Rama për pushtet!

Në Vlorë, idealet politike duket se vlejnë aq sa një post në administratë. Ish-demokratët e dikurshëm, që dikur mbronin flamurin blu me pasion, sot janë rreshtuar me mavitë, dhe jo për ideologji, por për pushtet.

I fundit që u sakrifikua për të mirën e tij është Genc Deromemaj, ish-kreu i PD-së në Vlorë, i cili u emërua drejtor i Kadastrës së Vlorës.

Me këtë lëvizje, Deromemaj i bashkohet një liste të gjatë të tradhtarëve demokratë që u shitën te Rama e që përfunduan në zyra të rehatshme në institucione shtetërore.

Related article  Kryemadhi trondit me rrëfimin: Edi Rama kërkoi të më ...

Në radhët e atyre që e gjetën dritën në PS është edhe Zamira Sinaj, ish-anëtare e Kryesisë së PD-së, që sot është deputete socialiste, madje në një nga vendet më të sigurta të listës.

Klea Lalo, ish-demokrate, është nënkryetare e Bashkisë së Vlorës, ndërsa Bled Taushani, dikur zë i strukturave blu, tani është drejtor i Tatimeve.

Related article  Aksident i rëndë në Gjermani - Autobusi me shqiptarë përplaset me kamion, 30 të lënduar

Edhe Juliana Çuni, që drejton Spitalin e Vlorës, është një tjetër rast klasik i transformimit ideologjik që ndodh pas çdo zgjedhjeje humbëse të PD-së.

Lista vazhdon me Kozma Mali, tashmë drejtor i Financave në Bashki, dhe këshilltarët e kryetarit socialist Ermal Dredha, Sokol Kuçi, Erdet Mandi dhe Saimir Haxhiu të gjithë me të kaluar të djathtë dhe të ardhme të majtë.

Related article  Me lot në sy, Xheneta reagon pasi sheh afrimitetin e Gjestit me Eglin

Ndërkohë, kreu i PD-së lokale Hysni Sharra e quan këtë një zgjedhje personale, ndërsa Atird Hoxha, ish-kandidat pa fat, flet për një plan të Ramës për të zbrazur PD-në nga brenda.

Ironikisht, duket se në Vlorë partia opozitare është kthyer në një shkollë kualifikimi për administratën e PS-së.

Published inShowbizz