Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për rekrutimin e 402 punonjësve të rinj në Patrullën e Përgjithshme. Aplikimet janë të hapura nga 1 deri më 21 shtator 2025 dhe mund të dorëzohen pranë drejtorive vendore të Policisë, aty ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Kriteret kryesore dhe dokumentacioni i kërkuar
Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere bazë:
- Të jenë shtetas shqiptarë.
- Të jenë jo më shumë se 30 vjeç.
- Gjatësia: minimumi 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat.
- Të kenë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.
- Të mos jenë dënuar për vepra penale apo të jenë larguar nga shërbimi civil.
- Të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, tipit B.
Dokumentacioni i kërkuar, i cili duhet të dorëzohet jo më vonë se data 21 shtator 2025, përfshin formularin e aplikimit dhe të vetëdeklarimit, fotokopje të kartës së identitetit, diplomën e noterizuar, certifikatën e gjendjes gjyqësore dhe vërtetime nga gjykata, prokuroria e SPAK.
Procesi i pranimit dhe skualifikimi
Procesi i pranimit përbëhet nga disa faza eliminatore:
- Verifikimi i dokumentacionit.
- Kontrolli shëndetësor.
- Testimi me shkrim.
- Testimi fizik.
- Intervista me gojë.
- Verifikimi i besueshmërisë dhe integritetit.
Një aplikant skualifikohet nëse nuk plotëson kriteret, dorëzon dokumente të falsifikuara, rezulton përdorues droge apo ka varësi nga alkooli, ose nuk arrin të marrë të paktën 50% të pikëve në çdo fazë të konkurrimit. Fituesit do të shpallen vetëm nëse renditen brenda kuotave të disponueshme.
Ata që kalojnë me sukses të gjitha testet do t’i nënshtrohen një trajnimi 9-mujor në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, i ndarë në 6 muaj teori dhe 3 muaj praktikë.