Skip to content

Ja kush është ministri i Ramës që del në përgjimet e kokave të krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e tij të ashpra nga selia e SPAK, ku paraqitet çdo javë si masë sigurie. Në fjalën e tij, Berisha ka akuzuar kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, si bashkëpunëtor me krimin, duke e quajtur “zv.kreu i krimit elektoral” për shkak të moszbatimit të një urdhër-arresti gjatë fushatës.

Related article  “Kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer”/ Klajdi habit banorët e BBV me “sekretin” e tij

Akuzat për ministrin Ulsi Manja

Në fjalën e tij, Berisha ka përmendur edhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, duke pretenduar se emri i tij figuron në bisedat telefonike mes dy të arrestuarve, Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

Related article  SHIKO FOTO - Donaldi mahnit me urimin e vecante për ditëlindjen e Bora Zemanit

“Në bisedat e Altin Hajrit me Jurgis Çyrbje, emri Olsi është për Ulsiun. Olsi ata i thonin Ulsiut,” tha Berisha, duke nënkuptuar përfshirjen e ministrit në afera kriminale.

Berisha po ashtu ka përmendur biseda telefonike të tjera, ku sipas tij, Taulant Balla ka bashkëpunuar me Suel Çelën. Ai ka përsëritur akuzat se SPAK po mbron “tentakulat” e “drejtësisë së George Soros”, duke shtuar se bashkëpunimi i tyre me krimin “do të marrë ndëshkimin e merituar”.

Related article  Një emigranti i merret jeta në Greqi. Dëshmitarët tregojnë se panë autorin (Foto)
Published inShowbizz