Skip to content

LAJM I FUNDIT – Shuhet personaliteti i shquar, e konfirmon e bija

Bota e artit dhe kulturës shqiptare është në zi pas ndarjes nga jeta të regjisorit të mirënjohur, Dhimitër Anagnosti, në moshën 89-vjeçare. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

Jeta dhe karriera e pasur

Dhimitër Anagnosti, i lindur në Vuno më 23 janar 1936, ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Ai u diplomua për kinooperator në Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës. Së bashku me regjisorin tjetër të shquar, Viktor Gjika, ai realizoi filmin e diplomës “Njeriu kurrë nuk vdes”, i cili fitoi çmim të parë në një festival ndërkombëtar.

Related article  Zoti vonon por nuk harron, nuses së ish-bashkëshortit të Parashqevisë i “shembet bota”. Ja çfarë i ka ndodhur

Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare, Anagnosti realizoi 14 filma artistikë dhe 10 filma dokumentarë, duke shkruar vetë skenarin për pothuajse të gjitha veprat e tij. Disa prej filmave të tij më të njohur përfshijnë:

  • Përrallë nga e kaluara (1987)
  • Lulëkuqet mbi mure (1976)
  • Duel i heshtur (1967)
  • Gjoleka, djali i Abazit (2006), i cili fitoi dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Related article  100 mijë euro rroba vetëm në 1 foto, kush eshte bossi qe financon luksin e shfrenuar vajzës së Mira Koncit dhe Shpëtim Saraçit

Angazhimi politik dhe kontributi në shoqëri

Përveç kontributit në art, Anagnosti ishte njëkohësisht një njeri i mendimit të lirë dhe aktiv në lëvizjen demokratike të viteve ’90. Ai u zgjodh deputet i PD në Kuvendin e Shqipërisë dhe shërbeu si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga viti 1992 deri në 1994.

Related article  Pamje të patransmetuara/ Xumi fyen e prek organin gjenital para banorit të ri: Të jap proteinën... (VIDEO)

Në vitin 1987, për cilësitë e tij të rralla artistike, ai u nderua me titullin “Artist i Popullit”. Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur Roza Anagnosti.

Trashëgimia e tij artistike dhe angazhimi qytetar do të mbeten një model i rëndësishëm për brezat e rinj.

Published inShowbizz