Skip to content

Kokainë, mijëra euro e makinë luksoze… Zbulohet Spikerja 34-vjeçare ne lidhje me kriminelët (FOTO)

Një hetim i karabinierëve në Monza ka zbuluar një rrjet të dyshuar trafikimi droge, ku përveç drogës dhe parave të mëdha, është përfshirë edhe emri i një fytyre të njohur televizive nga Moldavia.

Në qendër të çështjes është gjetja e një kilogrami kokainë në gusht 2023, gjatë një kontrolli në Vimodrone, ku u arrestua rumuni 47-vjeçar Andrei Radu Tataru.

Related article  Plani i èrret pas “Fundjavë Ndryshe”, shíkimet e dashùrisë me Ramën dhe rrjèti i fshèhtë i tokave, olígarkëve dhe pazareve pas tyre

Hetimet e mëtejshme çuan në një garazh në Via della Burrona, ku u zbuluan 279 mijë euro të fshehura në një Audi A6 luksoz. Paratë dyshohet se rridhnin nga trafiku i drogës.

Related article  "30 vite më parë”- Eltoni mahnit rrjetin me fotot intime të Parashqevisë!

Nga hetimet dolën emrat e disa individëve të dyshuar, por gjykata urdhëroi masa kufizuese vetëm për dy persona: 47-vjeçarin rumun Cristinel Balint dhe 28-vjeçarin ukrainas Ivan Buzduhan.

Megjithatë, një emër tjetër ka tërhequr vëmendjen e mediave. Bëhet fjalë për Felicia Sirbu, 34 vjeçe, influencuese dhe prezantuese moldave, e cila në Instagram paraqitet si gazetare televizive me mbi 13 vite përvojë.

Related article  Bernardi i shpreh pëlqimin Jozit, ky i fundit shtang me reagimin

Sipas “Corriere della Sera”, ajo nuk është mes personave zyrtarisht nën hetim, por emri i saj del në dosje për shkak të lidhjeve të saj private me disa nga personazhet e përfshirë.

Published inShowbizz