Skip to content

Plagoset në poligon, Humb jetën vajza e re – Detajet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku një vajzë 24-vjeçare, me iniciale L.S, ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri.

Detajet e ngjarjes dhe hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar rreth orës 19:30. Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por rreth orës 22:00, mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Related article  VIDEO/ Elton Ilirjani: Lukë do të dëshmojë në gjykatë, nesër është dita e madhe për Parashqevinë

Menjëherë pas ngjarjes, njësitet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Si pjesë e tyre, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Related article  ‘Ndjej se …" - Zbulohet deklarata e fortë e gjyqtarit

Rasti është iniciuar si “Vetëvrasje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, ndërsa policia dhe Prokuroria po punojnë së bashku për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Related article  Operacion masiv i Policisë, ka viktima
Published inShowbizz