Skip to content

Reshjet dhe stuhia, cfare pritet oret ne vijim

Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), moti i keq me shira të dendur dhe erëra të forta do të vazhdojë gjatë pasdites së sotme dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, më 31 gusht. Tirana, Durrësi dhe Lezha pritet të ndikohen më shumë nga reshjet intensive.

Qarqet e prekura dhe paralajmërimi për përmbytje

Përveç Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, shira mesatarë deri në intensiv priten edhe në qarqet e Shkodrës, Dibrës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ndërsa në Kukës dhe Fier do të ketë reshje mesatare, pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Related article  Egli pranon ndjenjat për Gjestin, banori: E kam përzemër por…

Këto reshje pritet të shoqërohen me shtrëngata dhe mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta në zonat urbane, sidomos në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Related article  Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Situata e fundit

Këtë të shtunë, moti i keq shkaktoi probleme të mëdha në shumë qytete. Në Tiranë, era e fortë plagosi persona, rrëzoi pemë dhe dëmtoi biznese e makina. Në Durrës, uji mbuloi rrugët dhe u pezullua lundrimi në det. Edhe Vlora dhe Lezha u përballën me reshje dhe erëra të forta. Autoriteteve u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin masat e nevojshme dhe të tregohen të kujdesshëm.

Related article  I fundit, drejtoresha e shkolles ne Diber qellohet me thike nga i biri, arsyeja do ju trondise
Published inShowbizz