Skip to content

Stuhia e frikshme në Tiranë/ Dhjetëra të lënduar – Detajet e fundit

Një stuhi e fuqishme me erë dhe reshje të dendura shiu ka përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e motit të keq, 20 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Related article  Arsida tërhiqet nga kallëzimi për G-Banin: Më erdhi keq se tha që...

Dëmet nga stuhia
Qyteti u kthye në kaos, me rrugë të përmbytura që e bënë të vështirë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Era e fortë shkatërroi plotësisht hapësirat e jashtme të bizneseve, rrethimet metalike dhe mori me vete pemë e sende nga ballkonet e tarracat e ndërtesave.

Related article  Sulm masiv me drone

Të plagosur lehtë, situata në spital
Deri tani, 20 persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës me lëndime të lehta. 10 prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar, ndërsa 10 të tjerë ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë pasdites dhe ditës së nesërme.

Related article  Si do reagojë Loredana? Livia zbulon lidhjen e Jozit jashtë shtëpisë së Big Brother
Published inShowbizz