Skip to content

Avionët nuk ulen dot në Rinas – çfarë po ndodh mbi qiellin e Shqipërisë?

Një stuhi e fuqishme ka goditur Shqipërinë gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar kaos dhe probleme serioze në disa qytete kryesore. Era e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu ka ndikuar ndjeshëm në qarkullimin rrugor, ajror dhe detar.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është detyruar të ndërpresë përkohësisht operacionet, pasi pista u bë e papërdorshme nga moti i keq. Për pasojë, disa avionë janë detyruar të qëndrojnë në ajër më gjatë se zakonisht, duke krijuar trafik të pazakontë ajror.

Related article  Nuk do e kuptoni se nga do ju vijnë lekët dhe të mirat! Yjet paralajmërojnë, kjo shenjë do i tërheq si magnet paratë

Në kryeqytet, stuhia rrëzoi disa pemë në zonën pranë “Stadiumit Dinamo”, ndërsa në Durrës, reshjet e dendura sollën bllokime të shumta në qarkullimin rrugor. Situata mbetet e vështirë edhe në Lezhë, ku rrugët e Shëngjinit u përmbytën nga shiu i rrëmbyeshëm. Probleme janë regjistruar edhe në jug të vendit, ku Kapiteneria e Vlorës pezulloi lundrimet për mjetet e vogla dhe të peshkimit, duke i paralajmëruar qytetarët të marrin masa sigurie.

Related article  VIDEO EMOCIONUESE/ Parashqevia takohet me shqiptarët në Amerikë, ja marrin këngës

Autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregohen maksimalisht të kujdesshëm, pasi parashikohet që kushtet atmosferike të mbeten të paqëndrueshme gjatë orëve në vijim.

Published inShowbizz