Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e shtuna do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa, duke sjellë mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Dita do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, të alternuara me kthjellime të herëpashershme.
Shira dhe erë e fortë
Reshjet e shiut, fillimisht me intensitet të ulët në perëndim, do të përhapen në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë mesditës, ato priten të bëhen më të shpeshta dhe me intensitet mesatar deri të lartë, sidomos në Ultësirën Perëndimore. Këto reshje do të vijnë në formën e stuhive, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe rrebeshe afatshkurtra.
Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në zona të caktuara si luginat dhe bregdeti mund të arrijë deri në 20 m/s. Për pasojë, valëzimi në det do të jetë i lartë, duke arritur forcën 3-5 ballë.