Skip to content

Po vjen stuhia! Meteorologia tregon ç’na pret në fundjavë

Muaji gusht do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm dhe reshje të dendura shiu. Sipas meteorologes Lajda Porja, një sistem i fuqishëm vranësirash do të prekë Shqipërinë, duke sjellë stuhi dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Parashikimi për fundjavën

Porja theksoi se dita e shtunë do të jetë më problematike, me reshje intensive shiu, sidomos në ultësirën perëndimore. Qytetet si Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Vlora do të përballen me shtrëngata dhe rrebeshe shiu gjatë gjithë ditës, me ndërprerje të shkurtra. Kjo situatë pritet të shkaktojë përmbytje lokale, veçanërisht në zonat e ulëta si Durrësi, Vlora, Tirana, Elbasani, Lushnja dhe Fieri.

Related article  Sot dita e madhe/ Parashqevi Simaku do takohet me djalin pas pak...

Ulja e temperaturave dhe era

Përveç shirave, temperaturat do të pësojnë një ulje drastike, rreth 10 gradë Celsius. Era do të jetë një tjetër faktor problematik gjatë fundjavës, sidomos në zonat bregdetare. Kjo situatë i bën autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa qytetarët duhet të jenë të përgatitur për mot të keq.

Related article  Moti i keq, paralajmërimi i sinoprikanes: Në orët në vijim do kemi…
Published inShowbizz