Skip to content

Ngjarja e rëndë, identifikohet viktima

Është identifikuar viktima e gjetur pa jetë sot në mëngjes në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Ai është Nazmi Cani, 63 vjeç, një tregtar i njohur këpucësh në zonë.

Dyshohet për vdekje natyrale

Sipas Policisë, dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti të miokardit. Kjo hipotezë bazohet në rrethanat e gjetjes së trupit. Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Related article  Kërcet grushti e 'fluturojnë' shishet në Palasë, ja ç'ndodhi në klubin e njohur kur këndonte Ylli Limani (VIDEO)

Në vendngjarje, policia ka marrë në pyetje banorë dhe të afërm të viktimës për të mbledhur informacion. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa priten me padurim rezultatet e ekspertizës për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje tragjike.

Related article  Me VIDEO - Shfaqet krijesa e rrallë në detin e Jugut
Published inShowbizz