Skip to content

Policia nis hetim, ja 3 platformat online që po zhvasin shqiptarët

Policia e Shtetit ka nisur një hetim zyrtar lidhur me disa skema mashtruese online, të cilat dyshohet se u kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë euro. Mashtrimi bëhet duke premtuar fitime të mëdha përmes investimeve në kriptovaluta.

Si funksionojnë skemat piramidale?

Hetimi po kryhet nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar. Skemat, që funksionojnë si platforma investimi online, i nxisin qytetarët të investojnë para me premtimin për kthime të shpejta dhe të majme, por në të vërtetë, ato janë “firma piramidale në internet”.

Related article  Tragjedi! Autobusi plot me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset, 21 te vdekur dhe 25 të plagosur

Lajmi vjen pas denoncimit të bërë nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili ngriti alarmin për platformën TXEX. Pas këtij denoncimi, edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) reagoi, duke bërë me dije se përveç TXEX, ekzistojnë edhe dy platforma të tjera të ngjashme: XUEXA dhe Grokrexduu.

Related article  I FUNDIT – Tronditet Tirana, burri qëllon gruan

Masat e ndërmarra dhe paralajmërimi i Policisë

AKSK ka marrë masa urgjente, duke bashkëpunuar me AKEP-in dhe ofruesit e shërbimeve të internetit, për të bllokuar aktivitetin e këtyre faqeve në territorin e Shqipërisë.

Related article  Një bebe bëhet shkak?! Ja përse u nda Ilnisa nga Meritoni

Policia e Shtetit, ndërkohë, u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin çdo aplikim apo përfshirje në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

Published inShowbizz