Skip to content

Virozë stinore po qarkullon në vend: Mjekët paralajmërojnë për …

Një virozë stinore, e cila prek sistemin tretës, po qarkullon në vendin tonë. Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore kanë raportuar një rritje të rasteve me gastroenterit, një inflamacion i stomakut dhe zorrëve, me simptoma që zgjasin 3-4 ditë.

Simptomat dhe grupmoshat e prekura

Sipas mjekes së familjes, Barie Karasani, viroza shfaqet me një sërë simptomash, duke përfshirë diarre, nauze, të vjella, dhimbje stomaku, krampe abdominale, dhimbje muskulare, anoreksi dhe, herë pas here, temperaturë deri në 37.5 gradë Celsius. Fluksi më i madh i pacientëve është vërejtur te personat mbi 65 vjeç dhe te fëmijët e vegjël.

Related article  Rama ndërron mendje për pensionet – shqiptarët të zhgënjyer

Këshilla nga mjekët

Mjekët paralajmërojnë se pacientët e prekur janë shumë infektues gjatë ditëve të para, ndaj duhet pasur kujdes për të parandaluar përhapjen në familje. Ata këshillojnë fort kundër vetëmjekimit, pasi marrja e medikamenteve të gabuara mund të zgjasë dhe të përkeqësojë problematikën shëndetësore.

Related article  Rama paralajmëron masa të forta, preken ata që kanë makina

Si trajtim, rekomandohet konsumimi i shpeshtë i lëngjeve, supave dhe ushqimeve të lëngshme, si dhe lëngjeve pa gaz. Këto masa ndihmojnë në parandalimin e dehidratimit dhe në shërimin më të shpejtë të pacientit.

Related article  E pazakontë! Pëllumb Pilinçi 'kërcënon' Donald Trumpin me tokën shqiptare! VIDEO
Published inShowbizz