Skip to content

Vijnë dorëheqjet e para. Ministri lë detyrën – Zbardhet letra e ikjes

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij. Ai ka shpjeguar se arsyeja kryesore për këtë vendim është zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës “nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën”, duke e cilësuar këtë si një veprim që e degradoi institucionin më të lartë të vendit.

Si u zgjodh Dimal Basha kryeparlamentar?

Zgjedhja e Dimal Bashës u bë me 73 vota pro, 34 kundër dhe 8 abstenime. Edhe pse votimi u shoqërua me debate rreth numrit të saktë të votave, me shifra paksa të ndryshme të raportuara nga kryesuesi i seancës, konsensusi u arrit.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Qëllohet me armë zjarri politikani shqiptar

Votat që i siguruan fitoren Bashës

Basha mori mbështetjen e plotë të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si dhe të deputetëve të komuniteteve. Përveç këtyre, ai siguroi 17 vota shtesë nga dy parti kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Related article  I fundit, kater trupa te pajete gjenden ne lume, dalin detajet e para, dyshohet se...

Deputetët e PDK-së që votuan pro ishin:

  • Memli Krasniqi
  • Abelard Tahiri
  • Vlora Çitaku
  • Uran Ismaili
  • Enver Hoxhaj
  • Blerta Deliu
  • Jakup Nura
  • Përparim Gruda
  • Artan Behrami
  • Eliza Hoxha
  • Mergim Lushtaku
  • Altin Krasniqi
  • Rrahman Rama
  • Sala Jashari

Ndërsa Rashit Qalaj, Ferat Shala, Arbnore Salihu, Ariana Musliu Shoshi dhe Elmi Reçica abstenuan. Katër deputetë të tjerë të PDK-së, përfshirë Nait Hasani dhe Ganimete Musliu, votuan kundër.

Në radhët e AAK-së, pro votuan Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Bekë Berisha. Ndërsa Time Kadrijaj dhe Adem Hoxha abstenuan.

Related article  Sulm me thikë, disa të plagosur, agresori vritet nga policia

Nga partia LDK, të gjithë deputetët votuan kundër, me përjashtim të Arben Gashit, i cili abstenoi. Gjithashtu, të tre deputetët e Nismës Socialdemokrate dhe deputetja Duda Balje votuan kundër.

Dorëheqja e Liburn Aliut, një figurë e rëndësishme e Lëvizjes Vetëvendosje, thekson ndarjen e thellë brenda partisë lidhur me bashkëpunimin me opozitën dhe zgjedhjen e një kandidati që sipas tij, nuk e përfaqëson idealin politik.

Published inShowbizz