Skip to content

Endrra e tmerrshme që i doli gjyshes! Si tentoi ti ndalonte dy motrat të niseshin për spital!

Një aksident tragjik në aksin rrugor Delvinë-Sarandë i ka marrë jetën dy motrave, Elvisa (22 vjeçe) dhe Rozina Dhimaku (20 vjeçe). Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, ndërsa ato po shkonin për të pirë një kafe në Sarandë, bashkë me shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur rëndë.

Detaje të reja dhe dëshmia e dhimbshme

Babai i viktimave ka treguar detaje prekëse rreth ngjarjes. Vajzat kishin marrë leje për të dalë, ndërsa kishin shprehur dëshirën të merrnin me vete edhe vëllain e tyre 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Por babai e kishte refuzuar, duke thënë se djali ishte i lodhur.

Related article  Cudia! Kush eshte Shteti i vetëm në botë që nuk njeh pavarësinë e Amerikës... as Koreja e Veriut, as Rusia

E gjithë familja u trondit nga një parandjenjë e trishtë e gjyshes, e cila i kishte paralajmëruar vajzat “mos ikni se kam parë një ëndërr të keqe.” Por, ato nuk e kishin dëgjuar, duke shkuar drejt fatit tragjik.

Autori i aksidentit dhe gjendja e të plagosurës

Autori i aksidentit, Kevi Norra, 23 vjeç, banues në Gjirokastër, u arrestua menjëherë nga policia. Testi i alkoolit dëshmoi se ai po drejtonte automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, me një nivel prej 1.52 mg/l në testin e parë dhe 1.42 mg/l në të dytin.

Related article  Ngjarje e rëndë, ka humbje jete

Ndërkohë, Antonela Zhupa (24 vjeçe), shoqja e dy motrave, pësoi politraumë dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët thanë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Gjesti dëgjon për herë të parë deklaratat e Xhenetës në Fan Club, ja si reagon: Unë tërhiqem…

Kjo tragjedi ka lënë një dhimbje të thellë në familjen Dhimaku, e cila përveç humbjes së dy vajzave, po përballet edhe me sëmundjen e djalit të vogël. Policia ka referuar rastin në Prokurori për veprime të mëtejshme penale, duke e hetuar Norrën për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Published inShowbizz