Skip to content

Dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi

Një dëshmi tronditëse vjen nga motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja shqiptare e vrarë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, në Volos të Greqisë. Në një rrëfim për mediat greke, ajo zbuloi @buz1min e rëndë dhe makthit që viktima përjetoi gjatë martesës së saj.

Motra e viktimës rrëfeu se Marjola vuante jo vetëm nga dhuna fizike, por edhe ajo s8ksu@le. Ajo pohoi se bashkëshorti i saj e p8rdhun0nte dhe e linte shtatzënë me qëllim që ajo të mos largohej prej tij. “Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh,” tha motra, duke shtuar se 40-vjeçari e kërcënonte me pasoja të rënda nëse ajo do të guxonte të divorcohej.

Related article  Skandal në Serbi, Pasagjerët shqiptarë bërtasin për ndihmë, mbahen të mbyllur në autobusin me temperatura të larta

Familja, pavarësisht se ishte në dijeni të situatës, nuk e kishte denoncuar dhunën në polici. “Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. Sepse i thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë,” tha motra, duke shtuar se ajo bëri gjithçka që mundi për ta ndihmuar, por dhuna nuk kishte të ndalur.

Related article  🛑 Alarm në San Pietro Resort, Gjarpërinj në lulishte dhe plehra të grumbulluara – pushuesit në panik

Makthi i fëmijëve dëshmitarë të dhunës

Sipas dëshmisë, sjellja abuz1ve e burrit ndryshoi pasi çifti pati fëmijë. Dhuna ushtrohej shpesh edhe në sy të fëmijëve. “Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbylleni gojën’ dhe e rrihte para tyre,” tregoi motra, duke theksuar traumën e madhe që kanë përjetuar fëmijët e çiftit.

Related article  A e ndjek Big Brother?! Befason Arbana, ja çfarë thotë
Published inShowbizz