Skip to content

‘Dy cm me i madh nuk hynte dot…’, Tronditin bisedat e zbardhura ne Sky Ecc mes Franc Çopjas dhe….

Banda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara rezulton se ishte e përfshirë edhe në tregtinë e armëve. Dokumentet e zbardhura nga aplikacioni Sky ECC tregojnë mënyrën se si funksiononte ky aktivitet paralel.

Më 16 shtator 2020, gjatë një bisede mes Çelës dhe Çopjas, ata diskutojnë për një ngarkesë të re dhe shkëmbejnë foto armësh. Çela shprehet se “gjashtë armë janë me silenciator” dhe se, nëse nuk i sjellin pajisjet e tjera, do të fusë vetëm ato gjashtë copë.

Related article  SPAK sekuestron vilën luksoze dhe 'Lamborginin' në Palasë, zbulohet kujt ia fiku deren

Në komunikim shpjegohet edhe metoda e maskimit të armëve: ato çmontoheshin dhe fshiheshin në kanaçe, secila pjesë në një kanaçe të veçantë, për të shmangur ngatërrimin gjatë montimit.

Madje, ne nje bisede i thote se nese revolveri ishte dy cm me i madh nuk hynte dot ne kanace. Çela shton se në këtë mënyrë ka mundur të fusë edhe “1 mijë fishekë”.

Related article  Te lidhur prej kohesh? Jozi Marku sqaron troc marredhenien me Valbonën: Ja kush na njohu (Video)

Përgjime të tjera zbulojnë se anëtarët e grupit i quanin armët “lodra”, ndërsa në një rast Çopja i kërkon Çelës që bashkë me një ngarkesë droge t’i dërgonte edhe armë zjarri. Po në këto biseda përmendet edhe sigurimi i 120 kilogramëve lëndë plasëse C4.

Related article  Po bën ping-pong me mua?!/ Debati i ashpër mes Laertit dhe Valbonës, banori: Nuk jam polic

Nga komunikimet del se Ervis Çela vendoste objektivat e fitimit, të cilët arriheshin brenda disa javësh, ndërsa anëtarë të tjerë të grupit merreshin me numërimin e parave.

Në një tjetër përgjim, vëllezërit Çela flasin për blerjen e një ferme në Paraguaj me vlerë 9 milionë dollarë dhe një sipërfaqe prej 7,500 hektarësh. Fitimet e siguruara nga aktivitetet kriminale ose groposeshin në rrënjët e ullinjve, ose ktheheshin në ar.

Published inShowbizz