Skip to content

TRONDITESE – 18-vjeçarja shtatzënë gjendet e vrare në shtëpinë e të dashurit, zbulohet mesazhi i fundit i saj

Kylee Monteiro, një 18-vjeçare nga Rehoboth, Massachusetts, e cila ishte tre muajshe shtatzënë, u raportua e zhdukur më 7 gusht. Pas dy javësh kërkimesh intensive, policia arrestoi të dashurin e saj 22-vjeçar, Gregory Groom, më 19 gusht. Në oborrin e shtëpisë së tij u gjetën mbetje njerëzore që besohet t’i përkasin Kylee-s.

Groom po përballet me akuza për vrasje, dhunë ndaj një gruaje shtatzënë, kërcënim të rënduar ndaj dëshmitarëve dhe dhunë në familje. Në seancën e parë gjyqësore më 20 gusht, ai deklaroi se është i pafajshëm.

Related article  Pirro Çako flet për herë të parë për Parashqevinë: Ja pse ja dhashë këngën “E duam lumturinë”

Sipas prokurorit Jason Mohan, më 6 gusht Kylee i kishte treguar Groom-it se ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Pas një debati të ashpër, vajza i dërgoi motrës së saj mesazhin e fundit, i cili u lexua në sallën e gjyqit:

Related article  Ilnisa Agolli konfirmon romancën e re me milionerin për Shën Valentin dhe “thumbon” ish-in(Foto)

“Ai më hodhi në tokë, më tërhoqi zvarrë për flokësh dhe më shtrëngoi për fyti. Telefoni im ka vetëm 4% bateri, nëse vdes, ishte Greg.”

Pas arrestimit, Groom pranoi se kishte debatuar me të dashurën dhe e kishte shtyrë, duke pretenduar se ajo kishte rënë dhe goditur kokën. Hetuesit zbuluan një pjesë dheu të çrregullt në oborrin e tij, ku gjetën trupin e Kylee-s.

Related article  Del nga shinat treni, ka humbje jete dhe shumë të plagosur - Detajet

Prokurori tha se Groom e kishte goditur vajzën me thikë tre herë – një herë në gjoks dhe dy herë në qafë.

Autopsia pritet të konfirmojë zyrtarisht shkaqet e vdekjes. Gregory Groom mbahet në paraburgim dhe do të rikthehet në gjykatë më 10 shtator për seancën e provave.

Published inShowbizz