Skip to content

Ilir Meta nxjerr emrat e ‘tradhtareve’, ja cfare pritet – Reagimi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela për të mos e liruar nga masa e sigurisë. Në një deklaratë publike, Meta e quajti gjyqtarin “noter të SPAK-ut” dhe akuzoi SPAK-un për një “farsë gjyqësore” të ndërtuar pa asnjë provë.

Akuzat për intimdimimin e dëshmitarëve dhe lidhjet e tyre

Meta kundërshton argumentin e SPAK-ut, sipas të cilit lirimi i tij do të rrezikonte intimidimin e dëshmitarëve, duke e cilësuar këtë si “mashtrim publik”. Ai pretendon se shumica e dëshmitarëve të përmendur nga prokuroria nuk janë më anëtarë të Partisë së Lirisë. Përkundrazi, Meta pretendon se disa prej tyre tashmë janë “rilindas të thekur” apo janë larguar me veprimtari të dyshimta, duke lënë të kuptohet se dëshmitë e tyre mund të jenë të manipuluara.

Related article  E donin të gjithë shqiptarët! Ndahet nga jeta aktorja e madhe! (foto)

“Pengmarrje” për interes të Ramës dhe paralajmërimi i Metës

Meta e cilësoi masën e sigurisë si një “pengmarrje” të bërë për interesa të “regjimit mafioz të Edi Ramës”. Ai paralajmëroi se do të bëjë publike të gjitha “mashtrimet” e SPAK-ut pas seancës paraprake të gjykimit. Deklarata e Metës theksoi se nuk ekzistojnë “zero prova, zero fakte penale dhe zero dëshmitarë” kundër tij. Ai i bëri thirrje Partisë së Lirisë të “përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferës së tij: Kapjen e Drejtësisë.”

Related article  “Putin po merr tokë amerikane” – Gazeta e bujshme zbardh marrëveshjen sekrete!
Published inShowbizz