Skip to content

Alarmi nga Gjermania! Në Shqipëri po ndodh katastrofa e madhe!

Televizioni publik gjerman ARD ka publikuar një kronikë denoncuese për gjendjen alarmante të lumit Vjosa, vetëm disa muaj pas shpalljes së tij si Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë. Kronika, e transmetuar në edicionin e lajmeve Tagesschau, thekson se Vjosa është në rrezik serioz nga ndotja me naftë, një rrezik ky i shkaktuar nga një kompani shtetërore.

Related article  Probleme familjare dhe thyrje zemrash, Chrysanthi Kalogeri flet per jave te ‘frikshme’, ja cilat shenja jane me rende

Sipas raportimit të gazetarëve gjermanë, ndotja e lumit me naftë dhe nënprodukte të saj është një problem i vazhdueshëm dhe shkaktari kryesor është kompania shtetërore Albpetrol. Ekspertët mjedisorë, të cituar në kronikë, pohojnë se pompat e përdorura nga kompania janë të vjetruara dhe situata është katastrofike. Ata theksojnë se përpjekjet për pastrim janë të pamjaftueshme, duke lënë mbetjet e naftës të rrjedhin lirshëm në ujërat e lumit.

Related article  Zhaku i shokon të gjithë, kur isha 15-vjeç...

Në raportim, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, pranon sfidën, por arsyetohet me faktin se zgjidhja është një proces “i gjatë dhe i shtrenjtë”. Ky reagim, i cili nuk jep një plan konkret veprimi, rrit shqetësimin edhe i ka jep jehonë kritikave për papërgjegjshmërinë e autoriteteve.

Përveç ndotjes, kronika ngre një tjetër problem serioz: aktivizimi i një hidrocentrali dhe një dige të vjetër në fund të lumit. Ky zhvillim bie ndesh drejtpërdrejt me premtimin se Vjosa do të mbrohej si një park kombëtar, i lirë nga ndërtimet e tilla. Ky rrezik, së bashku me ndotjen, dëmton seriozisht ekosistemin e lumit, i cili është habitat për shumë kafshë dhe shpendë të rrezikuar.

Related article  “Nga Palloshi i gjatë” te “Kapo”/ Bardhi nxjerr detajet nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë!

Published inShowbizz