Skip to content

Tragjedi në familjen e reperit të njohur shqiptar, djali humb jetën

Një dhimbje e madhe ka goditur reperin shqiptar Marin dhe familjen e tij. Artisti ka njoftuar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

“Ëndërruam engjëj, por patëm nderin të mbanim një në krahë”

Në mesazhin e tij, Marin shprehet se ky lajm i gëzueshëm u kthye në një tragjedi të trishtë, duke shënuar një kthesë të dhimbshme për familjen e tij. “Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan ai, duke ndarë pikëllimin dhe tronditjen që po përjetojnë ai dhe partnerja e tij, Alba.

Related article  Horoskopi per diten e sotme - 20 Gusht 2025

Ai theksoi se këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, por po përpiqen të gjejnë forcë te dashuria e ndërsjellë dhe mbështetja e miqve e familjarëve. Marin, i cili ka tri vajza të tjera, Milana, Melody dhe Marina, e mbylli mesazhin e tij duke i bërë një dedikim bashkëshortes, të cilën e quajti “gruaja më e mirë dhe njeriu më i fortë që ka ekzistuar ndonjëherë.”

Related article  S'ka fund tmerri, pas zjarreve vdekjeprurese, toka tronditet nga tërmeti

Published inShowbizz