Skip to content

Vrasja e biznesmenit shqiptar/ Van Damme bën reagimin prekës: Ai ishte …

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Anderlecht të Belgjikës, ku Ndue Melyshi, një 61-vjeçar shqiptar, humbi jetën pasi u qëllua nga qiramarrësi i tij pas një konflikti. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë edhe atë të aktorit të famshëm Jean-Claude Van Damme, i cili i ka bërë një homazh prekës viktimës.

Related article  Ditmir Bushati merr “punën” e bujshme në Amerikë - Detajet

Detajet e ngjarjes dhe homazhi i Van Damme

Ndue Melyshi, i njohur si Noel, ishte pronar i kafenesë lokale “Maison Haute” dhe një mik i vjetër i aktorit. Vrasja ndodhi pas një konflikti me qiramarrësin e tij. Van Damme, i cili tha se po rikuperohet nga një operacion në shpinë në një spital në Francë, u ngrit në këmbë për t’i bërë një nderim të veçantë mikut të tij të ndjerë.

Related article  Nuk ishtë thënë kurrë më parë, Zhani Ciko tregon detaje tronditëse për Parashqevinë

Në një video të postuar në rrjetet sociale, aktori shprehu trishtimin e tij për humbjen e mikut dhe i shprehu ngushëllime familjes. Si një shenjë nderimi për të dhe për gjithë Shqipërinë, Van Damme bëri simbolin e shqiponjës.

Related article  Momente prekëse/ Parashqevi Simaku shfaqet duke kënduar sërish shqip me zërin e saj brilant

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi nga Shqipëria. Rrethanat ishin shumë të vështira – nuk dua të hyj në detaje – por dua t’i shpreh gjithë ngushëllimet dhe dashurinë time familjes së tij,” shkroi ai, duke treguar lidhjen e fortë që kishte me viktimën.

Published inShowbizz