Skip to content

Detajet – Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap duke …

Policia ka arrestuar Roxhensa Kapurani, e njohur nga publiku si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur shqiptare, Eli Fara. 39-vjeçarja u arrestua në Vorë pasi u kap me një sasi të dyshuar lënde narkotike, kokainë.

Detajet

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë e kapën Marinën gjatë një kontrolli fizik, ku i gjetën sasinë e dyshuar të kokainës. Edhe pse disa media raportojnë një sasi prej 3 gramësh, detajet zyrtare janë ende të pakta, si dhe nuk bëhet me dije nëse ajo ishte e shoqëruar nga persona të tjerë.

Related article  Të pakten 10 vite burg! Ja kush eshte FEMRA qe po i ben 'gropen' Erion Veliajt, SPAK e ka bere te penduar

Ky nuk është incidenti i parë i Marinës me drejtësinë. Pesë vjet më parë, ajo u përfshi në përgjimet e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona për trafik droge. Në atë kohë, ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy persona të arratiseshin nga policia.

Related article  Klani 'Veliaj' kërkon 'kokën' e Ramës, futet ne loje edhe Mero Baze me foton e Sanaderit, a do të jetë i njëjtë fati…

Roxhensa Kapurani është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht foto nga udhëtimet e saj luksoze dhe aktivitete të ndryshme, duke shfaqur një stil jete mjaft të pasur. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Related article  Eltoni: Ja çfarë do të ndodh me partë e mbledhura
Published inShowbizz