Skip to content

Termeti i fuqishëm godet në oqean, paralajmërime për..

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik Jugor. Lëkundjet u ndjenë në Argjentinë dhe Kili, por nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Related article  U fut në “BB” me burrin, Brisilda flet për ish-in: E dua akoma, nuk do ta harroj kurrë

Detaje të tërmetit dhe paralajmërimi për cunami

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ishte rreth 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake, me një thellësi fokale prej 10.8 kilometrash. Gryka Drake është një kalim detar që lidh Oqeanin Atlantik Jugor me Oqeanin Paqësor Jugor.

Related article  Erion Braçe shkon i vetëm, shp*rthen në lot para trupit të pajetë të Nanos! Ja fjalet qe i tha prane arkivolit

Pas lëkundjeve, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami për disa pjesë të Antarktidës, por nuk u dhanë urdhra për evakuim në Kili apo Argjentinë. Për shkak të natyrës së izoluar të zonës ku ndodhi tërmeti, nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme materiale apo njerëz të lënduar.

Related article  Bëhuni gati! Meterologia paralajmëron: Stuhitë do të godasin sërish
Published inShowbizz