Skip to content

Mesazh paralajmërues apo ironi e fatit? Motoçiklisti nqë humbi jetën kishte ndarë një postim rrëqethës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Patos, ku Gazment Gropa, 38 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti të rëndë me motor. I riu, i apasionuar pas motoçikletave, ndërroi jetë në spital një ditë pas aksidentit, duke lënë pas një histori prekëse.

Related article  G Bani goditi Gjestin, reagon Stresi: I pabesë e goditi duke ngrënë

Katër vite më parë, në shkurt të 2021-shit, Gazmenti kishte postuar në rrjetet sociale një foto rrëqethëse, e cila tashmë tingëllon si një paralajmërim i heshtur. Në imazh shfaqet një motoçiklist i gjunjëzuar përballë motorit të tij, shoqëruar me shkrimin: “Të dua, por më shiko në sy dhe më premto se nuk do të më vrasësh kurrë”.

Related article  Xumi po bën me Eglin, shok me ish-in e këngëtares

Edhe pse nuk ishte një foto personale, zgjedhja e këtij imazhi si foto kopertine flet shumë për lidhjen e tij të veçantë me motorin. Për Gazmentin, motoçikleta ishte një pasion i madh, një dashuri që, për fat të keq, përfundoi në mënyrë fatale.

Related article  Masakër për pronat, Ka Viktima Dhe Shumë Të Plagosur

Postimi i tij mbetet një kujtim i zymtë dhe një dëshmi se ndonjëherë, edhe një frazë e thjeshtë mund të pasqyrojë ndjenjat dhe frikën e thellë që mbartin pasionet ekstreme.

Published inShowbizz