Skip to content

Tjetër goditje për Albin Kurtin! Zbardhet vendimi i sotëm

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, pasi asnjë nga kandidaturat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e nevojshme. Kjo është tentativa e radhës pas 54 dështimeve të mëparshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Dështimi i dy kandidaturave

Lëvizja Vetëvendosje propozoi fillimisht Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo mori 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenime, duke mos arritur shumicën e nevojshme.

Related article  E rëndë! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës! Krimi pas sherrit per...

Më pas, Vetëvendosje propozoi Donika Gërvallën, por edhe kandidatura e saj dështoi me të njëjtin rezultat: 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e mbylli mbledhjen dhe caktoi datën 22 gusht, në orën 11:00, si seancën e ardhshme.

Related article  Goditen tre biznesmenet e njohur ne Shqiperi, u sekuestrohen 12 milione euro, do habiteni se cfare kane bere

Presion nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenca

Ky dështim vjen pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se zgjedhja e kryeparlamentarit duhet të bëhet me votim të hapur dhe se një kandidat mund të votohet vetëm deri në tre herë.

Related article  Kapen dy prokurore per korrupsion, detajet e renda! Moren para per...

Edhe Presidenca e Kosovës ka reaguar, duke e konsideruar konstituimin e institucioneve si një “urgjencë shtetërore”. Përmes një deklarate për mediat, Presidenca theksoi se në këtë periudhë sfidash globale, është jetike për stabilitetin dhe përfaqësimin demokratik që institucionet e reja të formohen sa më shpejt.

Published inShowbizz